Bajrami: MTI po krijon kushte të mira për aktivitetin ekonomik dhe afarizëm

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 16:29 | Nga

Ministrja Bajrami pritinëtakim, zëvendës-shefen e sektorit politiko/ekonomik të Ambasadës Amerikane në Kosovë

Ministrja e TregtisëdheIndustrisë, Hykmete Bajrami, priti sot nëtakim, Mary Glantz, zëvendës-shefe e sektorit politiko/ekonomik të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.

Ministrja Bajrami e informoi Glantz për aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Qeverisë së Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për aktivitet ekonomik dhe afarizëm.

Ajo njoftoi se është ndërtuar një klimë e mirë e dialogut dhe bashkëpunimit në mes sektorit privat dhe Qeverisë, dhe se të gjitha reformat në të mirë të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes po zhvillohen në koordinim të përbashkët.

Trendët janë pozitive, tha ministrja, e cila nënvizoi se kemi rritje të kompanive me pronarë të huaj, rritje të kompanive me pronare femra si dhe rritje të nivelit të përgjithshëm të kënaqshmërisë dhe besueshmërisë së bizneseve në Kosovë.

Bajrami falënderoi Qeverinë amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës në realizimin e shumë projekteve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Në anën tjetër, Glantz, u zotua se Qeveria amerikane, do të vazhdojë të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për Qeverinë e Kosovës në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme