9 mijë e 671 raste aktive me Covid-19

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Më 13 mars të vitit të kaluar për të parën herë u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19. Me virusin korona deri më tani janë infektuar 104 mijë e 390 persona, ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 2 mijë e 148 qytetarë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 9 mijë e 671 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve pozitive kanë rezultuar 194 raste.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme