Arrestohet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeçare

| 06 Sht 2021 | 10:34 | Nga

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi bashkëjetonte me një vajzë të moshës nën 16 vjeçare.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme