Nuk respektuan masat anti-Covid, Policia dënon 730 qytetarë

| 30 Sht 2021 | 09:58 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytete të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 730 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1159 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 13 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale.

Të ngjashme