Agim Çeku dhe avokati Ramë Gashi mobilizohen masovikisht në përkrahje të Daut Haradinajt

| 09 Tet 2021 | 12:42 | Nga

Kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon t’i rritet mbështetja në kuadër të fushatës së tij. Së fundi, në përkrahje të Haradinajt kanë dalur haptas edhe ish – kryeministri Agim Çeku si dhe avokati i mirënjohur në Prishtinë, Ramë Gashi, këta të fundit personalitete me ndikim të madh në kryeqytet.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se është i nderuar me përkrahjen ish – kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si shumë personaliteteve të tjera.

Kujtojmë se kjo përkrahje Haradinajt i vjen në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që po i ofrohet nga personalitete të ndryshme të kryeqytetit, meqë rast Haradinajn e bën pretendent serioz për të parin e Komunës së Prishtinës.

Postimi i plotë:

I nderuar me përkrahjen ish – kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si dhe shumë personaliteteve me rëndësi. Të vendosur për të bërë ndryshimin e madh në kryeqytet. #eparaPrishtina #punamarë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme