Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit si dhe punimet që kanë filluar së fundi të realizohen në projektin për ndërtimin e fushave të vogla sportive në qytetin e Lipjanit.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti i ka vlerësuar këto dy projekte si shumë të rëndësishme për rininë dhe sportistët, raporton Ekonomia Online.
Janë dy projekte madhore që do ta ndryshojnë pamjen e Lipjanit dhe do të krijojnë mundësi të reja për sportdashësit lipjanas.


