Nga Mbappe te Kane: Yjet botërorë qe u përplasën me federatat, por nuk i kthyen shpinën kombëtareve

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i Amir Rrahmanit për t’u larguar nga përfaqësuesja e Kosovës ka hapur një debat të ri për raportet mes futbollistëve dhe federatave.

Kapiteni i Kosovës njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës.

Rrahmani, i cili për Kosovën ka zhvilluar 67 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola..

Rasti i kapitenit të Kosovës sjell në vëmendje edhe disa përplasje të ngjashme mes futbollistëve të njohur dhe federatave të tyre.

Një prej rasteve më të bujshme ishte ai i Kylian Mbappes me Federatën Franceze të Futbollit (FFF).

Në vitin 2022, Mbappe refuzoi të merrte pjesë në një aktivitet promovues të sponsorëve për shkak të mosmarrëveshjeve rreth të drejtave të imazhit.

Megjithatë, ai nuk u largua nga Kombëtarja e Francës dhe vazhdoi të luante për të.

Edhe ish-kapiteni i Francës, Hugo Lloris, ka qenë pjesë e mosmarrëveshjeve mes futbollistëve dhe Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Lloris, së bashku me lojtarë të tjerë të përfaqësueses franceze, ka pasur kundërshtime lidhur me çështjet komerciale dhe përdorimin e të drejtave të imazhit të futbollistëve.

Megjithatë, përplasjet me federatën nuk çuan në largimin e Lloris nga Kombëtarja e Francës. Kritikat dhe negociatat u zhvilluan paralelisht me vazhdimin e angazhimit të tij me përfaqësuesen.

Edhe në Danimarkë, në vitin 2018, lojtarët u përplasën me federatën për marrëveshjet komerciale dhe të drejtat e imazhit.

Konflikti u përshkallëzua deri në atë pikë sa federata përdori një ekip të improvizuar për një ndeshje miqësore, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, palët arritën marrëveshje dhe futbollistët kryesorë vazhduan të përfaqësonin Danimarkën.

Mosmarrëveshje të ngjashme për çështje komerciale, bonuse dhe të drejta imazhi kanë pasur edhe futbollistët e Francës, Anglisë dhe Australisë.

Por ajo që e veçon rastin e Rrahmanit është që lojtari pavarësisht “dashurisë për të përfaqësuar vendin e tij”, tërhiqet.

Të ngjashme