Arrestohet i dyshuari, në gjendje të dehur kanosi policët në Gjurakoc të Istogut

| 06 Nën 2021 | 10:13 | Nga

Një person është arrestuar në fshatin Gjurakoc të Istogut, pasi në gjendje të dehur kishte kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli.

Sipas raportit të PK-së, rasti kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Po ashtu, i dyshuari është ndaluar nga policia me vendim të prokurorit për 6 orë, deri në këndellje.

“Fsh. Gjurakoc, Istog 05.11.2021 – 03:57. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar nga  policia për 6 orë deri në këndellje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme