Ligj për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe mësuesve!
O hajde Lenin hajde!
Një njeri që i konsideron të gjitha shtresat e shoqërisë të pandershme, e veç klanin e vet që i rrinë përreth e ia mbajnë zhagun të ndershëm, ai njeri ka probleme të randa në kry.
Në takimin tjetër të qeverisë, duhet me e zgjerua ligjin për deklarimin e pasurisë edhe nga amviset, sepse sipas praktikës së njohur, nanat tona i ruajnë paret n’gji.
Nëse ka dyshime pastaj në deklarimin e pasurisë, ua çon skuadrën e kontrollit të gjinjve.
Në qeverinë e parë, kur e kam pa që ndërtojnë programe duke e përdorur Google e duke kopjuar nga dokumentet e vendeve të Afrikës, ku bëheshin lehtësime për Deve, e kam kuptuar që kanë probleme të randa me kuptimin e shtetit.
Nuk u besoja disave kur thonin; nuk keni parë gjë akoma.