Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur rreth së ardhmes së yllit francez, Kylian Mbappe.
Ai deklaroi se ka gjasa të mëdha që Mbappe të zgjasë kontratën me PSG-në, transmeton Gazeta Express.
“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë sepse është dëshira jonë. Ne do të donim që ai të rrinte, por duhet të respektojmë pozicionin e tij. Mendoj se ka ende shumë gjasa që ai të zgjasë kontratën”, deklaroi Leonardo.