6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës
| 13 Jan 2022 | 16:47 | Nga
- Konfliktet ndërpartiake duhet të shfrytëzohen për të nxitur debat, emancipim, demokratizim, respektim të shtetit ligjor, e jo bllokim të jetës politike në vend.
- Konfliktet e grupeve shoqërore duhet të shfrytëzohen për të bërë ligje me të mira, jo shtet më të keq.
- Konfliktet ndërmjet pushteteve duhet të shfrytëzohen që të forcohen institucionet dhe shteti ligjor.
- Konfliktet me fqinjtë duhet të mbahen aktive, paralelisht me bashkëpunimin me ta. Pra, as bashkëpunim total, as konfilkt total.
- Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë.
- Konflikti me qeverinë Rama 3, veçmas për “Ballkanin e Hapur”, duhet të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e jo si konflikt me Shqipërinë.