Fjalosen çifti lipjanas, gruaja godet derën dhe lëndohet, përfundojnë në polici

| 13 Shk 2022 | 09:45 | Nga

Një çift nga Lipjani janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që u fjalosën mes veten.

Më pas, gruaja e ka goditur derën dhe është lënduar, përcjell Klankosova.tv.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua) kosovar-e, pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.

Të ngjashme