Fernandes afër rinovimit me Man United, zbulohen detajet e kontratës së re

| 26 Mar 2022 | 16:03 | Nga

Bruno Fernandes dhe Manchester United raportohet se janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.

Sipas raportimeve nga Anglia, mesfushori portugez pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Kontrata aktuale e Fernandesit me klubit anglez skadon më 30 qershor të vitit 2025, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari me kontratën e re thuhet se do të përfitojë 240 mijë funte në javë.

Bruno Fernandes është pjesë e Manchesterit që nga janari i vitit 2020. Ai ka shënuar 49 gola dhe regjistruar 39 asistime në 117 ndeshje në total. 

Të ngjashme