Llapi ka shënuar fitore ndaj Ulpianës, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 28-të, në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se për këtë takim ka pushuar pothuajse 11 lojtarë, për shkak të ndeshjes në Kupën e Kosovës, ndaj Prishtinës.
“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar pesë futbollistë nga akademia e Llapit, Është prej prioriteteve të mia t’ju jap hapësirë”, është shprehur Batatina.
“E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11 lojtarë, sepse un brenda një ekipi kam dy ekipe”.
Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në kuadër të gjysmëfinales së parë ka përfunduar me rezultat 2-1, në të mirë të kryeqytetasve.