“Po i shoh presidentët e klubeve me kalkulator në dorë”, Munishi ironizon pas lajmeve të sotme

| 18 Pri 2022 | 18:25 | Nga

Ismet Munishi ka bërë një koment pas publikimeve për fitimet që do t’i kenë skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Munishi ka ironizuar me presidentët e klubeve, duke thënë se ata nga sot kanë filluar me kalkulimet.

Postimi i Munishit (pa ndërhyrje):

“Rrespekte për rivalet , por pas lajmeve te sotit pi shoh presidentet e klubeve me kalkulator ne dorë ..!

Perveq njonit i cili është nishi”.

Kujtojmë se për herë të parë, këtë vit katër skuadra nga Superliga e Kosovës do të marrin pjesë në garat evropiane. 

Të ngjashme