Rastet e reja me Covid-19

| 10 Qer 2022 | 12:49 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit nga 253 testime kanë rezultuar 8 raste pozitive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235.

Në total numri i rasteve aktive është 46.

Të ngjashme