Bayerni ia cakton çmimin Lewandowskit

| 26 Qer 2022 | 15:21 | Nga

Bayern Munich do të pranojë ta shesë Robert Lewandowskin nëse Barcelona paguan 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Sulmuesi polak ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”, por një gjë e tillë s’po lejohet nga klubi gjerman, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shuma prej 60 milionë eurove është e papërballueshme për katalonasit.

Ata gjenden në krizë financiare të madhe dhe vështirë se do të paguajnë më shumë se rreth 40 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Të ngjashme