Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shtynë mbledhjen për të martën, munguan deputetët e VV-së

| 08 Kor 2022 | 11:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqyrtimi i Projektligjit për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u shty për martën për hskak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Përpos kryetares së këtij komisioni nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku, asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk ishte i pranishëm.

Mungesa e kuorumit shkaktoi përplasje ndërmjet Kollçakut e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kritikuar qasjen e shumicës, për të cilën thanë se qëllimshëm munguan.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, foli për depërtimin e ujit në bodrumin e klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me kancer, duke i dëmtuar aparatura e Radioterapisë.

“Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka vizatuar klinikën e Onkologjisë, mirëpo është një problem i trashëguar por me siguri dikush duhet me dhënë llogaridhënie për atë se çka ka ndodh aty. Kanë reaguar institucionet dhe zyrtarët përgjegjës e tash të shohim sa shpejtë do të sanohet ky problem”, tha ajo.

Por deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se shi bie që 20 vite. Ai foli edhe për mungesën e deputetëve të pozitës.

“Ne u dakorduam që sot të mbajmë mbledhjen për të kalu dy projektligje të rëndësishme për shëndetësi. Të draftuara dhe të propozuara nga opozita. Mosprezenca e kolegëve sot të pozitës të VV-së, në komision dhe me pamundësu kuorumin për me i trajtua këto projektligje është tërësisht e papërgjegjshme”, tha ajo.

Por ky fjalim i tij sipas Kollçakut është teatër pasi aty prezentë ishin mediet.

“Nëse kanë ardhë mediat ti me bo teatër nuk ki nevojë”, tha ajo.

Të ngjashme