Sot në Kosovë politika përzihet në gjyqësor. Kryeministri edhe Presidentja nguten të japin vlerësime para involvimit të prokurorisë. Këtë e bëjnë me qëllim që ta diciplinojnë gjyqësorin. Kush është hajn e kush nuk është pytet Kurti dhe znj. Osmani.
Rasti i Martin Berishajt është ilustrim tipik i kësaj DIKTATURE POPULISTE. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po. Qe pse. Sepse nëse sipas kësaj mendësie qeverisëse gjyqësori dhe të gjitha llojet e pushteteve kanë qenë të kapura qe 20 vjet, pra të korruptuara, është politika ajo që duhet t’i çkap e shpëtoj nga këto kthetra.
Pra politika sot sipas kësaj mendësie është e moralshmja, drejtësia e vërteta, kurse gjyqësori duhet të jetë nën politikën.
Prandaj edhe Kurti edhe Presidentja dalin me konstatime e vlerësime se Martin Berishaj nuk është fajtor apo se është malësor i ndershëm. Ky është diciplinim populist i gjyqësorit.
Ec e bënë diçka për këtë aferë prokuroria kur pushteti ka dhënë vlerësimin dhe kualifikimin.
Thjesht ky vlerësim pushtetar është bërë aktgjykim përfundimtar.