Arrestohen ish-dekani dhe ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit

| 10 Gus 2022 | 14:33 | Nga

Ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq dhe krahu i djathtë i tij, ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Predrag Çanoviq, janë arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar në Kralevë.

Të dy janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përfshirë përvetësim në lidhje me diplomat që u jepnin shtetasve shqiptarë dhe kroatë dhe patën përfitime shumëmilionëshe.

Siç shkruan Blic.rs, ky medium pati raportuar për përvetësim, poshtërim të punonjësve, shkarkime dhe nepotizëm të rektorit arrogant Arsenijeviq për më shumë se gjysmë viti.

Arsenijeviq dhe Çanoviq u arrestuan në Kragujevc dhe u dërguan në Kraljevë në Prokurori.

Vendimi i prokurorit për ndalimin e mundshëm është në pritje.

Të ngjashme