Drogë me vlerë 300 mijë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

| 10 Dhj 2022 | 12:25 | Nga

Një emigrant shqiptar, 42 vjeç, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Sipas përllogaritjeve nga autoritetet, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Të ngjashme