Është lansuar fushata “Bodyright” në kuadër të forumit “A mund të më shpëtojë teknologjia, a mund të më dëmtojë teknologjia”, nga UNFPA dhe IPKO, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i kësaj fushate është ngritjen e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj.
Alpinistja, Mrika Nikqi, që ka pushtuar 7 majat më të larta në botë, e cila ishte sulmuar seksualisht muaj më parë në Pejë, tha se nga ai sulm ende ka frikë që të lëvizë lirshëm në qytet.
Ajo bëri thirrje që ngacmimet të raportohen.
“Isha e tmerruar dhe po luftoja me qenien time. Unë edhe sot kam frikë të eci në qytet. Pas postimit të sulmit tim në rrjetet sociale e dija që do të kishte komente negative, por jo të asi lloji që e përkrahnin atë dhe lakmonin të ishin si ai. Guxo raporto”. tha ajo.
Zëvendëskryeministrja Emilija Redxhepi tha se Qeveria po punon që dhuna ndaj grave të trajtohet e të jetë priorite, duke shtuar se gratë nuk duhet të sulmohen vetëm pse janë gra.
“Më vjen mirë që kjo fushatë pikërisht sot arrijnë këtë pjesë me pranin e juaja dhe fuqitë tona që të dërgojmë një solidaritet të unifikimit në lidhje me dhunën kundër grave, barazisë njerëzore. Dhuna ndodh gjithkund, në Kosovë kemi rastin e fundit të vrasjes së gruas shtatzënë dhe jam e sigurt që qeveria dhe ministrja Haxhiu bëjnë maksimumin që në mënyrë të ashpër ta dënojnë dhunën”.
“Ne duhet të ndryshojmë vetën, kulturën tonë për barazinë në familje, shkollë, në punën që punojmë. Dhuna nuk duhet të ndodhë vetëm pse jemi gra. Kosova ka gra të mira dhe që janë të suksesshme në çdo fushë dhe nuk do të lejojmë që dikush të kryej dhunë ndaj ne vetëm pse jemi gra”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se dhuna ndaj grave në internet dhe ngacmimet seksuale janë një sfidë e madhe.
Sipas saj, situata nuk e kemi të mirë pavarësisht punës që është bërë, raporton EO.
“Dhuna ndaj grave në internet dhe ngacmimet seksuale janë një sfide e madhe për shoqërinë tonë. Qeveria e Kosovës e merr shumë seriozisht këtë çështje dhe e ka vendosur në programin e saj. Në e ndryshuam edhe Kushtetutën tonë në për ta vendosur Konventën e Stambollit”.
“MD-ja ka vendosur këtë çështje në pesë shtyllat e saj. Kur jemi te dhuna në familje duhet të jemi të gjithë bashkë. Situatën nuk e kemi të mirë pavarësisht punës që kemi bërë, prandaj duhet të bëjmë më shumë”, tha ajo.
John Kennedy Mosoti, përfaqësues i UNFPA-së për Bosnjë dhe Hercegovinë, Drejtor për Serbinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Kosovën, tha se pa marr parasysh se a është dhunë reale apo dixhitale ajo nuk duhet të tolerohet.
“Jemi përballur me të keqën e dhunës seksuale, dy gra u vranë. Dhuna në qoftë se ndodhë në botën reale dhe atë dixhitale është dhunë dhe ajo nuk duhet të tolerohet”.
“Nuk mjafton që ne të kërkojmë nga femrat ta mbrojnë vetën, ne duhet të jemi ruajtës mbrojtës ndaj tyre dhe duhet ta parandalojmë atë. Tragjedia që i ka ndodhur atyre dy grave në Kosovë ndodhë në gjithë botën. Nëse i shikojmë statistikat 1 në dy gra kanë përjetuar dhunë”, tha ai.


