Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.
Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.
“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.
Only way towards peace is for Belgrade & Pristina to resolve their issues through dialogue & to reach a solution that respects the rights of all communities. It is important to avoid any renewed escalation.#KFOR remains extremely vigilant & fully capable to fulfil its UN mandate pic.twitter.com/KrHmBqczM9
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) December 13, 2022