Haradinaj takohet me këshilltarin e lartë të DASh-it, Tahiri: Është momenti i duhur për arritjen e marrëveshjes

| 10 Jan 2023 | 13:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie.

Sipas tij, është momentumi i duhur për arritjen e marrëveshjes finale dhe se Kosova duhet dëshmojë unitet në këtë temë.

“Kryetari do të ketë një takim me këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë. Arritja e një marrëveshje është montomi më i duhur dhe duhet të  ndodh. Kosova duhet të jetë unike karshi ballafaqimit me Serbinë dhe arritjes së kësaj marrëveshje”.

Në këtë konferencë ai foli edhe për mungesë e materialit për prodhimin e pasaportave, ku tha se situata është tepër dëshpëruese dhe e palogjikshme.

Madje paralajmëroi edhe thirrjen e një interpelance për këtë çështje, përderisa sqaroi se do ta përkrahin tërheqjen e 30% të Trustit, raporton EO.

“Tani kemi një iniciativë që lidhet me nënshkrimet e qytetarëve, ata e shohin jetik. Paratë  e tyre nuk janë të Qeverisë, askush prej qefit nuk i tërheq kursimet e veta. Viti 2022 ishte i vështirë, ne e mbështesim këtë”.

“…është e palogjikshme që qytetarë nuk anë të drejtë të lëvizin, është tepër dëshiruese dhe do të kërkojmë një interpelancë për ministrin në fjalë, qytetari duhet ta dijë çka ka ndodhur”.

Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë nga 8 deri më 13 janar.

Në njoftimin e DASh-it thuhet se Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.

Sipas DASh-it, ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Derek Chollet pas vizitës në Kosovë, më 12 janar do të shkojë në Serbi.

Para Prishtinës dhe Beogradit, Chollet do ta vizitojë Shkupin. Atje ai do të takohet me liderët qeveritarë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen Covid-19.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme