Tahiri nuk e konfirmon nëse PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Byronë

| 13 Shk 2023 | 12:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme është çështje e deputetëve të komisionit për legjislacion, raporton Ekonomia Online.

“Në fakt për këtë çështje besoj që do të flasin edhe deputetët e komisionit për legjislacion, ajo është një çështje që bie në domenin e tyre, janë marrë më shumë më këtë çështje, pra deputetë që vijnë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike”, tha Tahiri.

Ai tha se nuk nuk mund të flasë sigurt rreth asaj nëse do të dërgohet në Kushtetuese apo jo. 

“Unë tani për tani nuk mund të iu them sepse është një çështje të cilën unë e kam trajtuar dhe besoj që në momentin që do ta kem si një rast të gatshëm, atëherë pa dyshim do të iu flasim dhe do të mund ta shihni materialin për një ligj të ri. Janë afatet e caktuara në Kushtetuese kur duhet të shkojë, normalisht në momentin që një lëndë e tillë bëhet, atëherë duhet të respektohen afatet, pra nuk është ajo se kur dojmë ne, është se kur duhet të respektohen afatet. Në rast se do të dërgohet një projektligj i tillë dhe atëherë besojmë kur e ndërtojmë draftin që mund të fitohet në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme