Zyra e BE-së ju mundëson fëmijëve që të shikojnë shfaqje teatrale falas në Teatrin “Dodona”

| 13 Maj 2023 | 14:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, u ka mundësuar fëmijëve që falas ta ndjekin shfaqjen “Libri shumëngjyrësh”, raporton Ekonomia Online.

Natyra, ngjyrat, gjumi, ëndërrta dhe gjitha gjërat më të ëmbla për fëmijë u jepen përmes kësaj shfaqje, e cila ishte me regji të Melihate Qenës.

Fëmijët këtë shfaqje, e cila ju mundësua falas nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, e kanë ndjekur në dy termine, në orë 12:00 dhe orën 13:00.

Kjo shfaqje me kukulla u luajt në skenë nga aktorët Roza Berisha,  Avni Hoti, Avdi Azemi, ndërkaq në rolin e kukullave u shfaqen Antigona Qena dhe Valdet Rama.

Pas shfaqjes fëmijëve nga Zyra e BE-së ju shpërndan edhe dhurata.

E më të lumturit nga kjo u ndanë fëmijët që ishin prezent, ata falënderuan ata që ju mundësuan që ta ndjekin këtë shfaqje dhe qe ju dhuruan dhurata, ata po ashtu uruan Ditën e Evropës.

Uran Hamiti, tha se shfaqja ju pëlqeu shumë dhe se më shumë u gëzuan për dhuratën.

“Shfaqja na pëlqeu shumë, edhe kjo dhurate shumë e bukur. Faleminderit BE-aë që na mundësoj këtë ditë”, tha ai

Edhe motrat Hira dhe Nesa u shprehen të lumtura që e panë këtë shfaqje.

Të ngjashme