Shqipëria tri vende më lartë në renditjen e FIFA-s

| 29 Qer 2023 | 13:37 | Nga

Shqipëria është ngjitur për tre pozicione në klasifikimin e FIFA-s.

Kombëtarja “Kuq e zi” është renditur në vendin e 65-të në botë.

Kjo falë fitoreve ndaj Moldavisë 2:0 dhe Ishujve Faroe 1:3.

Skuadra e trajnerit brazilian Sylvinho, la pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën.

Shqipëria ka gjithsejtë 1 mijë e 357 pikë.

Nën drejtimin e brazilianit, kombëtarja e Shqipërisë po shfaq lojë të bukur.

Kjo bëri që të ketë përmirësim në renditjen botërore.

Të ngjashme