“Dorëhiqu Mimozë”, “Poshtë Qeveria” – Përfundon e qetë protesta e veteranëve, paralajmërohen protesta të tjera

| 15 Kor 2023 | 19:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u thirrë pasi veteranët u përjashtuan nga Ligji për pagën minimale, si dhe publikimit të bisedave të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes me drejtues të Listës Serbe.

Protesta ishte paqësore, dhe nuk pati asnjë incident.

Veteranët kanë kërcënuar me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale.

Në këtë protestë, u kërkua që veteranët e luftës, të trajtohen me dinjitet.

Veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Me ligj, paga minimale rritet në 264 euro, ndërkohë që veteranët kanë mbetur me 170 euro.

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale ose do të përballen me protesta të vazhdueshme.

Në protestë u shpreh pakënaqësia edhe për disa audio-incizime të publikuara në medie, ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet teksa flet me ish-deputetin e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku mes tjerash koordinohet për projektligjin për pensionet e veteranëve.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime “Mimozë: A t’kallxoj ‘Radoja’ se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”, “Dorëhiqu Mimozë”, “Poshtë Qeveria” etj.

Gjatë kësaj proteste, foli edhe kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini, i cili hodhi kritika ndaj Qeverisë.

Ai tha se “krejt Kosova është për liri”, teksa pyeti se ku janë udhëheqësit e shtetit që nuk po i përkrahin.

Përveç organizatave të veteranëve të luftës, këtë protestë e përkrahën edhe partitë kryesore opozitare PDK, AAK, PSD etj.

LEXO EDHE:

Të ngjashme