Vdes një grua në Deçan, policia nis hetimet

| 07 Gus 2023 | 15:06 | Nga

Një grua nga fshati Isniq është dërguar pa shenja jete në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.

Gashi tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

“Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi. për Klankosova.tv

Të ngjashme