U aksidentua para disa javësh, vdes në QKUK 23-vjeçari

| 08 Gus 2023 | 09:43 | Nga

Një 23-vjeçar me inicialet Q.L, ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai ishte duke u trajtuar aty, për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para disa javësh në fshatin Goshicë e Vitisë.

I njëjti nuk arriti që t’ju bëjë ballë lëndimeve.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Osmani.

Të ngjashme