Mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës e Estonisë në Detin Baltik

| 08 Tet 2023 | 15:46 | Nga

Finlanda dhe Estonia kanë bërë të ditur se tubacioni nënujor i gazit “Balticconnector”, që kalon midis dy vendeve përmes Detit Baltik është përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar, raporton agjencia “AP”.

“Gasgrid Finland and Elering”, operatorë finlandez dhe estonez të sistemit të gazit, thanë se vunë re një rënie të pazakontë të presionit në tubacion pak para orës 2 të mëngjesit të së dielës, duke mbyllur kështu rrjedhën e gazit.

“Gasgrid Finland” deklaroi se sistemi finlandez i gazit është i qëndrueshëm dhe furnizimi me gaz është siguruar përmes terminalit LNG Inkoo. Mbyllja e tubacionit nuk ndikoi në furnizimin me gaz për konsumatorët estonezë. Pas mbylljes së Balticconnector-it, gazi për konsumatorët estonezë u sigurua nga Letonia. Finlanda dhe Estonia janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që ndajnë kufirin me Rusinë. Vendet ndaluan importin e naftës dhe gazit rus që nga viti 2022, si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

Të ngjashme