Arrestohet njё person pёr dhunё nё familje, i gjenden edhe armë në shtëpi

| 13 Tet 2023 | 12:05 | Nga

Dje rreth orës 16:00, policia ёshtё informuar pёr njё rast dhune nё familje në Istog.

Njësitet relevante menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit.

Por, gjatё intervistimit tё viktimёs, ajo i ka thënë policisë se i dyshuari posedon edhe armё.

“Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armё pistoletё, dy karikatorë tё armёs, katёrqind e dymbёdhjetё fishekё, një pushkё gjuetie dy tytёshe, tridhjetë e dy fishekё tё pushkёs”, ka thënë policia.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit është dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Të ngjashme