Klinë, arrestohet një burrë për dhunë në familje

| 09 Nën 2023 | 09:57 | Nga

Një person është arrestuar në Klinë për dhunë në familje, raporton teve1.info.

Sipas njoftimit, viktima femër kosovare e kishte njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një mashkull kosovar.

E njëjta kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga i dyshuari mashskull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./

Të ngjashme