Sulmuesi anglez Jarrod Bowen, një prej objektivave kryesore të Liverpoolit për përforcimin e ofensivës

| 11 Dhj 2023 | 15:34 | Nga

Liverpooli është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të dimrit.

The Reds janë duke kërkuar triumfin në kampionat dhe trajneri Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se i duhet ta përforcojë skuadrën e tij.

Sulmuesi anglez Jarrod Bowen është një nga objektivat kryesorë të Liverpoolit për ta përforcuar repartin ofensivë.

Autor i nëntë golave dhe një asistimi në 14 ndeshje këtë sezon ka një kontratë afatgjate me West Ham United deri në verën e vitit 2030.

West Ham nuk është i interesuar ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, vetëm nëse vije një ofertë e çmendur në zyrat e tyre.

Sipas asaj që ka raportuar Team Talk, ‘Çekanët’ do të heqin dorë nga sulmuesi anglez vetëm nëse vije një ofertë e njëjtë me atë të Declan Rices që kaloi te Arsenali në verë për shumën e 116 milionë eurove.

Të ngjashme