Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se bëhet fjalë për 40 milionë euro. Ai shtoi se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.
“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.
