Ballkani niset drejt Zagrebit me synim kualifikimin historik

| 13 Dhj 2023 | 12:40 | Nga

Kontingjenti i Ballkanit e ka marrë rrugën drejt Zagrebit, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Me fytyra të buzëqeshura, trajneri Ilir Daja me stafin e tij dhe me lojtarët u panë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë para nisjes për në Kroaci.

Kampioni kosovar do t’i bëjë përgatitjet e fundit në Zagreb para sfidës së “Maksimirit”, e cila do të luhet të enjten duke filluar nga ora 21:00.

Aktualisht, Dinamo është e dyta në tabelë me 6 pikë, kurse Ballkani i katërti dhe i fundit me dy pikë më pak.

Të ngjashme