Ministri shqiptar i Drejtësisë, Uli Manja firmosi për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.
Më datë 3 korrik 2015, Sokol Mjaçaj me banim në fshatin Lotaj, ka vendosur të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë makinë me turistë në zonën e Dukagjinit. Me vete ka marrë automatikun dhe dy karikatorë që i mbante në shtëpi, i ka futur në një çantë sportive.