Kurti e pret sot me ceremoni kryeministrin e Irlandës, do të ketë edhe konferencë për medie

| 11 Jan 2024 | 09:11 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me fillim nga ora 09:30 mirëpret me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Ceremonia do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Pastaj, nga ora 09:35, Kurti pret në takim dypalësh kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërsa pas përfundimit të takimi, do të ketë konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave.

Të ngjashme