Një person është arrestuar në Pikëkalimin Kufitar në Kullë, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 18:30.
I dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet policore, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprën për të cilën kërkohej i dyshuari.