“Qoftë ky rasti i fundit!”, reagon Haradinaj teksa thotë se po lutet për të lënduarit e Kçiqit

| 13 Jan 2024 | 21:03 | Nga

“Qoftë ky rasti i fundit!”, kështu ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas shpërthimit të bombolës se Gazit në Fashtin Kçiqi të Mitrovicës, ku mbeten të lënduar 15 persona.

“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj u ka uruar shërim të lënduarve në këtë incident.

“Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme