Radiot në vështirësi financiare, shpëtim të vetëm e kanë integrimin ne rrjetet sociale

| 13 Shk 2024 | 11:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjet sociale janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të radiostacioneve në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. E shpëtim të vetëm e kanë integrimin në rrjetet sociale. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti i Medieve në Kosovë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Radios me temën “Efekti i medieve sociale në radio”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se aktualisht në Kosovë operojnë 83 radiostacione në gjumë gjuhë, por që sfidë e kanë mbijetesën.

Kryetar i Institutit të Medieve në Kosovë (IMK), Fazli Veliu, tha se radiot nuk kanë të hyrë dhe e kanë vështirë që të mbijetojnë. Sfidë sipas tij është mbajtja në pronësi të një radioje për shkak të mospërkrahjes nga shteti.

Ai tha se radiot të vetmin shpëtim e kanë integrimin ne rrjetet sociale.

“Transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e radios në gjithë botën, përfshirë edhe mediat lokale në Kosovë, në veçanti radiot. Rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacionet sidomos ato lokale në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. Këtë më së shumti po e ndiejnë mediet lokale me shtrirje të vogël frekuencash, të cilat investojnë fare pak në integrimin e radios në rrjetet sociale, por disa radio tashmë kanë filluar të bëhen më të lidhura në këtë çështje, duke bashkëvepruar me mediet sociale dhe kjo është krejt normale”, tha ai.

“Radio në Facebook është një tjetër trend që tashmë po zhvillohet në Kosovë, ku kemi medie të cilat dikur kanë qenë me frekuenca tokësore dhe tashmë nuk punojnë në FM, por në rrjetet sociale, si në: Facebook, Twiter, sepse aty e kanë gjetur vetën më mirë”, tha ai.

Por me këtë konstatim nuk u pajtua profesori universitar, Arben Fetoshi. Ai konsideron se radiot qëndrojnë goxha mirë.

Sipas tij, radio duhet që të përshtate me mjedisin e ri, në mënyrë që ajo të mbijetojë.

“Nuk pajtohem që radio është keq si media dhe e lenë pas dore. Mendoj që prej me shumë se 120 vjetëve prej kur ka filluar transmetimi përmes valëve e ka filluar dhe vazhdon me magjinë e saj si media për shkak të inovacionit që ka paraqitur pas shtypit prej një producenti të madh është quajtur për here të parë media sociale. Natyrën ndërvepruese të radios e vulos media sociale sot. Natyrisht që ka vështirësi për shaka se impakti i digjitalizimit ka qenë gjithëpërfshirës. Radio si televizioni duhet që të përshtat në mjedisin e ri, është si biznesi, nëse nuk përshtatësh me mjedis dështon biznesi. Për shkak të hegjemonisë të platformave digjitale mendoj që trendi e ka sfidua ne kuptimin e mundësive financiare për jetesë të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Hyrë Tejeci nga Radio Kosova tha se me ndryshime të mëdha të vendit, teknologjisë, e zhvillimeve të tjera, sipas saj është imponuar edhe puna në radio.

Ajo ka theksuar se teknologjia nuk ka ndikuar vetëm te radiot por ka përfshirë edhe televizionin dhe gazetat, duke shtuar se çështja e transformimit në bazë të teknologjisë, është padyshim e domosdoshme edhe për radion.

Ndërsa, gazetari Gazmend Syla derisa foli për efektet e medias sociale në radio tha se ajo se çfarë ofron dhe përmban një radio ka shumë rëndësi nësë ajo do të dëgjohet dhe pëlqehet nga audienca.

Ai u shpreh optimist që radioja do të ketë të ardhme, për çka përmendi Podcastët si mundësi të mirë të përshtatjes së radios me digjitalizmin.

Të ngjashme