Sokol Domniku, profesor në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, ka vdekur sot në orët e mbrëmjes.
Sipas informatave të para, Domniku se është vetëvrarë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.
“Një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve qe i ka shkaktuar vetes”, ka thënë Ibraj, për Indeksonline.
“Hetuesit dhe prokurori janë në vend të ngjarjes dhe nesër del raporti dhe do të ketë detaje të reja. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Ibraj.
Një 36-vjeçar vetëvritet në Pejë

Një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit të Pejës.
Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20.
“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë Elezaj.
KALLXO.com merr vesh se viktima është S. D. (emri i njohur për redaksinë), i lindur më 1981.
Mjeku kujdestar ka treguar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se në bazë të rrethanave, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.