“Tornado” nuk e lejon Llapin të ngjitet në vendin e parë

| 13 Mar 2024 | 15:39 | Nga

Malisheva ka shënuar fitore ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Njeriu më në formë në elitën e futbollit kosovar, Drilon Hazrollaj i kaloi në epërsi malishevasit në minutën e 28’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Hazrollaj sërish ishte në skenë, duke realizuar në minutën e 48’ për golin e dytë dhe të vulosjes së fitores.

Malisheva pas fitores mbetet në vendin e katërt me 44 pikë të mbledhura, teksa Llapi me 50 sosh në vendin e dytë, një pikë larg Ballkanit, që është në pozitën e parë.

Kështu llapianët nuk e shfrytëzuan humbjen tronditëse të Ballkanit ndaj Fushë Kosovës./GE

Të ngjashme