Ndikimi rus (përmes agjenturave të dezinformimit) në rajon (veçmas në Kosovë) ka rezultate mesatare, në tri fusha:
1.
Fabrikimi i “të vërtetës” tashmë të përqafueme edhe nga politika e naltë se Kosova ka pasë 20-vjet shkatrrim, se komandantët e UÇK-së papërjashtimisht janë batakçi dhe se shteti kosovar nuk po funksionon, tue rrënue kështu themelin e legjitimitetit të luftës për Kosovën, përfshi edhe inkriminimin e NATO-s.
2.
Ri-islamizimi masiv i mërgatës kosovare dhe disa qyteteve kosovare (posaçërisht përfshimja e moshave të reja në aktivitete fetare!?); financa të dyshimta (mercenarizëm) që nën petkun e islamit promovojnë selafismin universalist por edhe nacionalizëm panarab (sentimenti për Gaza-n) aty-këtu ringjallin edhe botëkuptime neoosmaniste.
3.
Minimi i marrdhënieve (miqësia e përhershme???) e Kosovës me Shtetet e Bashkueme të Amerikës, (që hapun po mbështetet nga nivele të nalta politike) nën prizmin e sovranizimit.
Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike.