Punimet në kanalin e Ibër Lepencit po vazhdojnë në mënyrë intensive

| 30 Nën 2024 | 14:33 | Nga

Në orët e vona të së premtes, një shpërthim i fuqishëm dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Nga ky rast, nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dyshohet se u hodhën 15 kilogramë eksplozivë.

I menjëhershëm ishte reagimi për sanimin e dëmit, ndonëse për disa orë kishte ndërprerje të rrymës dhe ujit në disa zona.

Punimet për sanimit e problemit po vazhdojnë edhe sot në mënyrë intensive.

Të ngjashme