Zjarr në shtyllë elektrike në lagjen Emshir, një pjesë e lagjes pa rrymë

| 21 Jan 2025 | 19:18 | Nga

Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Prishtinë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të kësaj lagje.

Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, konfirmoi për Ekonomia Online se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas Gashit, nuk ka pasur pasoja serioze nga ky incident.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në rast. Nuk ka asgjë serioze”, tha Gashi.

Të ngjashme