Kandidatja nga radhët e PDK-së për deputete Besa Ismaili, ka thënë se përkrahja në tubime ndaj kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza tregon se programi i tij ofron atë që kërkojnë qytetarët sot, raporton Ekonomia Online.
Ismaili ka theksuar Programi i Hamzës, ‘Kosova mundet ma mirë’ është frymëzim për vazhduar betejën politike në ruajtjen e identitetit .
“Në Krushë, për të prezantuar Programin e kandidatit për kryeministër z.Bedri Hamza ‘Kosova mundet ma mirë’ dhe për të marr frymëzim për vazhduar betejën politike në ruajtjen e identitetit tonë të ndritur të ngritur mbi sakrificën e këtyre burrave dhe grave të këtij vendi. I falemi nderit të Sefës për mikpritjen e përzemërt! #PDK131”, ka shkruar ajo.