Aktgjykimi i Speciales, Haradinaj: Politika duhet të ulet në tavolinë, urgjentisht

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti, Daut Haradinaj ka kërkuar bashkërendim të hapave pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se strategjia ndaj kësaj gjykate politike u kërkon të gjithëve, pashmangshëm, të dalin mbi politikat ditore, të brendshme e banale.

Në këtë pike, sipas tij, nuk mjafton vetëm një strategji shtetërore, e cila do të duhej të ishte tashmë e padiskutueshme.

Haradinaj ka thënë se kërkohet një qasje gjithëkombëtare.

“Duhet bashkërendim i hapave të mëtejshëm me secilin faktor vendor dhe me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është momenti për të hedhur topin nga njëra palë te tjetra, as për t’ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit. Populli është në sheshe. Politika duhet të ulet në tavolinë. URGJENTISHT! Dhe jo të ulen skutave për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore, bashkë me Shqipërinë dhe aleatët tanë.”, ka shkruar Haradinaj. 

Të ngjashme