Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në “X”, ai theksoi rëndësinë e zgjedhjeve demokratike dhe pluralizmit të partive për forcimin e demokracisë.
Rohde shtoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë çdo qeveri të ardhshme të Kosovës, duke ruajtur partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.
“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.
In recent days, I met with heads of political parties running for the upcoming Kosovar elections.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 5, 2025
Democratic elections and the plurality of parties are key for our democracies.
Germany will continue its close partnership with any future Kosovar government.
????? pic.twitter.com/PJOGXAG5mr