KQZ shtyn deri më 6 shkurt afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 6 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;
  2. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore;
  3. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Të ngjashme